Ostreni: Kryetari i partisë nuk duhet t’u tregojë ministrave se çfarë duhet të bëjnë (VIDEO)

“Maqedonia është në vorbull. Nëse funksionon në një shtet krimi i organizuar ashtu sikur funksionon këtu, është e vështirë të ndalet diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve. Ne duhet ta mbështesim Prokurorinë Speciale që ta kryej punën e saj” kështu shprehet kryetari i partisë “UNITETI”, Gëzim Ostreni në emisionin “#DEBAT” me kryeredaktoren e Portalb.mk Elida Zylbeari.

Ostreni shprehet se kur të lirohet shteti nga kthetrat, tani mund të rregullohet Maqedonia.

“Kur të lirohet shteti nga kthetrat, tani do shkoje si duhet. Nuk duhet që kryetari i partisë t’i tregojë ministrit se çfarë të bëjë. Në qoftë se fiton një parti dhe kryetari nuk shkon të punojë si zv/kryeministër atëherë prej jashtë fillon të ndikon jashtë ligjit”, shprehet Ostreni.

Kryetari i “UNITETIT” potencon se ata nuk pretendojnë të marrim primatin se kush e përfaqëson UÇK-në.

“Ne jemi parti politike. MO nuk duhet të përmendet, duhet të themi a është realizuar Marrëveshja apo jo. Duke filluar prej te kryetari i shtetit, kryeministri dhe kryeparlamentari, asnjëri nuk është shqiptar. Në ushtri ndodh e njëjta ka pasur shqiptarë, e njëjta ndodh edhe në polici. Përfaqësimin e shqiptarëve e imponon Kushtetuta, jo se po e them unë. U krijua me vendim të Qeverisë Sekretariati për implementimin e MO. Sekretariati nuk është në gjendje të bëjë raport se çka ka punuar deri tash”, thotë Ostreni.

Ostreni shprehet se nuk do të bashkëpunojë me asnjë parti nëse nuk i pranojnë kushtet e tyre.

“Marrëveshja jonë do të jetë transparente që ta dinë të gjithë qytetarët. Përndryshe nëse nuk na i plotësojnë kushtet nuk hyjmë në Qeveri. Kërkesat tona i këna të shkruara, në radhë të parë është përdorimi i barabartë zyrtar i gjuhës shqipe. Kërkojmë barazi të plotë mes dy bashkësive më të mëdha etnike. Barazi në bazë dhe superstrukturë, në ekonomi dhe të gjitha kërkesat tona që janë  në programin tonë”, potencoi në “#DEBAT”, Ostreni.

Ostreni: Do të kërkojmë të zhbëhet Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button