Kupa e Maqedonisë me aromë shqiptare

Në garat e Kupës së Maqedonisë në futsall ka ndodhur më e mira që ka mundur të ndodhë, janë kualifikuar për në gjysmëfinale tri ekipe shqiptare, Juventusi, SEE Univerziteti dhe Rojal Ilirët.

Duke marrë parasysh se 3 ekipe janë shqiptare, së paku një prej tyre do të kemi në finale, po me gjasa është që e gjitha finalja të jetë me ekipe shqiptare. 

Nga ndeshjet më atraktive për kualifikim në gjysmëfinale, ka qenë dueli në mes Juventusit dhe Bixho nga Kumanova. Kjo ndeshje në kohën e rregullt kishte përfunduar me barazim 5:5, e që pas penalltive ka përfunduar me rekord gjuajtjes, 14:13, për fitore të Juventusit.

Ditëve në vazhdim pritët që të hedhet shorti për të mësuar dhe dyshet që do të përballen në gjysmëfinale. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button