Zyrtarizohet KB Shkupi

Në familjen e madhe të klubeve me emrin Shkupi, tani më pas FC Shkupi, emrin e qytetit të madh me krenari do ta mbajnë edhe basketbollit e tani më ish- KB NBA Çair, që tani më edhe në ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Basketbollit të Maqedonisë, do të garojë me emrin KB Shkupi.

Klubi i basketbollit ka vendosur që të jetë me të njëjtën logo që kishte edhe FC Shkupi, por që dallon vetëm në topin dhe vitin e themelimit. Për momentin me të njejtin emër janë FC Shkupi, tani KB Shkupi, klubii boksit Shkupi, Auto Klubi Shkupi. Sipas disa burimeve të ndryshme mësohet se shumë shpejt do të ketë edhe klube tjera që do të marrin emrin Shkupi për tu bërë kështu një familje e madhe e klubeve sportive me te njëjtin emër. 

KB Shkupi me sukses po garon në Ligën e Dytë të Maqedonisë në basketboll, ndërsa ndër vite me radhë është një nga klubet më të suksesshme me gjeneratat e ndryshme të reja. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button