BDI, Muzafer Bislimi

Në vijim mund të lexoni përgjigjet e Muzafer Bislimi, kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim në njësinë zgjedhore numër 2.

Ideologjia
Cilës ideologji i takoni?
Qendër.

Politika tatimore
A jeni për tatim progresiv apo tatim të barabartë?
Me shume për tatimin progresiv .

Shëndetësi
Si planifikoni t’i mbani mjekët cilësorë në shëndetësinë publike? A jeni për zvogëlim të obligimeve financiare për specializantët, të cilët janë ngarkesë shumë e madhe për mjekët e ardhshëm nga zona të varfra dhe shkaktojnë diskriminim në bazë sociale në zgjedhjen e profesionit të atij lloji?

Duhet stimuluar mjekët amë, që në të ardhmen mos të ketë asnjë vendbanim pa mjekë amë së pari. Të vendoset kriter për specializantët dhe kuptohet ata që meritojnë të shkojnë e jo ata që gjejnë lidhje. Mjekët duhet te zgjedhin ose të punojnë në shëndetësi publike kuptohet me rroga te pranueshme e jo edhe aty edhe privat!

Integrimi i të rinjve
Si do veproni që të rinjtë të interesohen të qëndrojnë e të punojnë në vend dhe të kthehen ato që janë larguar nga vendi?

Së pari duhet reformuar arsimi i mesëm dhe rigjallërim i shkollave të mesme profesionale e jo mbi 70 % të nxënësve t’i regjistrojmë në gjimnaz, medicinë e ekonomi! Krijim të kushteve që ata që kanë emigruar të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre, duke u bërë lehtësime tatimore; subvencionim të përkohshëm të sigurimeve etj.

Punë dhe politikë sociale
Cila është strategjia për qëndrueshmëri të fondit pensional? Sa duhet të jetë  paga minimale?
Paga minimale duhet të jetë aq sa do ta mundësojë ekonomia e shtetit por normal duhet shteti të caktojë një minimum social, e cila mendoj se nuk duhet te jetë nën 15000 denarë.

Të drejtat njerëzore
Barazi gjinore- Cili është qëndrimi Juaj për barazinë mes mashkullit dhe femrës në shoqëri dhe a duhet të paguhet njësoj si mashkulli ashtu edhe femra?

Absolutisht nëse bëjnë të njëjtën punë normal se duhet paguar njësoj! Femrat nuk duhet të jenë vetëm dekor në lista sa për ta plotësuar atë që ligji kërkon, por të vendosen femra që e meritojnë atë. Këtë do ta rregullonte sistemi zgjedhor me lista te hapura.
Aborti: A duhet të mbetet legal aborti dhe të rriten të drejtat e grave për të sjellë vendime të pavarura?
Po, por të ketë kufizime deri kur mund të bëhet aborti!
LGBT: A duhet të kenë të drejtë martese homoseksualët në Maqedoni?
Asnjëherë. Të gjithë njerëzit duhet të kenë të drejta të barabarta para ligjit, por institucioni martesë dhe familje njeh një bashkim mes mashkullit e femrës. Martesë mund të bëjnë vetëm një mashkull dhe femër.

Ambienti jetësor
Si duhet të ballafaqohet Maqedonia me ndotjen dhe a keni strategji për burimet e ripërtëritshme të energjisë? Nëse po, cila është ajo?

Ndërtimi i deponive rajonale dhe dhënia e tyre nën koncesion dhe menaxhimi i tyre më i mirë.

Religjion
A jeni fetar?

Jam mysliman dhe besoj në Zot!

Administratë
Cila është strategjia Juaj për administratën e stërmbushur?
A do të angazhoheni që ta zvogëloni numrin e administratorëve? (Përgjigjuni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë!)
Numri i administratoreve duhet të jetë konform nevojave të institucioneve. Diku ka stërmbushje, diku ka nevoje për to. Pikësëpari kjo duhet rregulluar, pastaj duhet stimuluar arsimi profesional dhe të rinjtë të mos e shohin vetëm administratën si punë të sigurt.

PSP
A duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike?
Po.

“Shkupi 2014”
A duhet të rrënohen ose të dislokohen disa nga objektet e projektit kontrovers “Shkupi 2014”?
Ndërtesat apo përmendoret pyetja është jo e plotë? Ndërtesat janë objekte që i shfrytëzojnë të gjithë, ndërsa përmendoret po, jam që të bëhet komplet një ridefinim i vendosjes së tyre sepse mendoj se janë shume në një lokacion të ngushtë.

Qëndrimi personal
A do të hiqnit dorë nga shpenzimet për udhëtim, që të njëjtat të dedikohen për raste sociale?

Kjo është pyetje për te qeshur!? Atëherë si do të realizoheshin udhëtimet po supozoj për ato zyrtare e keni pa mjete!?  Kjo nuk zgjidh problemet sociale.
A mendoni se dikush që është i dyshuar për vepra penale duhet të kandidohet në zgjedhje?
Kemi zgjidhje shumë të mirë ligjore dhe mendoj duhet ngel kështu të gjithë ata që kanë dënim gjyqësor në fuqi apo kanë qenë ndonjëherë të dënuar mbi 6 muaj burg të mos kenë të drejtë kandidimi. Sepse me një zgjidhje ashtu si keni bërë pyetjen mund të bëhen shumë manipulime dhe atëherë do hidhnim poshtë atë devizën: “I pafajshëm është deri sa nuk vërtetohet kjo në gjyq” kjo është bazë e të gjitha shteteve demokratike në botë.

Politika e jashtme
Rusia apo SHBA-të?
EU, NATO, SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button