BDI, Rexhail Ismaili

Në vijim mund të lexoni përgjigjet Rexhail Ismaili, kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim në njësinë zgjedhore numër 2.

Ideologjia
Cilës ideologji i takoni?

Ideologjisë kombëtare, s’kemi ideologji tjetër ne.

Politika tatimore
A jeni për tatim progresiv apo tatim të barabartë?

Tatim progresiv, d.m.th. të pasurit të paguajnë më shumë se sa të varfrit.

Shëndetësi
Si planifikoni t’i mbani mjekët cilësorë në shëndetësinë publike?
Mjekët në bazë të numrit të pacientëve që i kanë. Nëse e kërkojnë më shumë një mjek pacientët, ai është më i mirë dhe vlen më shumë. Në këtë formë.

A jeni për zvogëlim të obligimeve financiare për specializantët, të cilët janë ngarkesë shumë e madhe për mjekët e ardhshëm nga zona të varfra dhe shkaktojnë diskriminim në bazë sociale në zgjedhjen e profesionit të atij lloji?
Po, gjithsesi.

Integrimi i të rinjve
Si do veproni që të rinjtë të interesohen të qëndrojnë e të punojnë në vend dhe të kthehen ato që janë larguar nga vendi?
Përmes hapjes së vendeve të punës dhe atë përmes zonave të lira ekonomike, që i ka në programin e saj BDI.

Punë dhe politikë sociale
Cila është strategjia për qëndrueshmëri të fondit pensional?
Normal me rritjen e numrit të të punësuarve, do të kemi të hyra më të mëdha në buxhetin e fondit pensional. Dhe normalisht ato të cilët kanë të ardhura më të mira duhet të participojnë më shumë në fondin pensional.
Sa duhet të jetë paga minimale?

Paga minimale në konditat tona në Maqedoni nuk duhet të jetë nën 250 euro.

Të drejtat njerëzore
Barazi gjinore: Cili është qëndrimi Juaj për barazinë mes mashkullit dhe femrës në shoqëri dhe a duhet të paguhet njësoj si mashkulli ashtu edhe femra?

Gjithsesi, sa e di njësoj paguhen. Po, duhet të jenë të barabartë sa i përket marrjes së pagesës.
Aborti: A duhet të mbetet legal aborti dhe të rriten të drejtat e grave për të sjellë vendime të pavarura?
Besoj se kjo është zgjedhje e femrës, ne nuk mund t’ia imponojmë femrës se a do të abortojë ose jo. Për çështje që e tangojnë femrën, ne mendojmë se ajo duhet të vendosë vetë.
LGBT: A duhet të kenë të drejtë martese homoseksualët në Maqedoni?

Jam besimtar, në këtë çështje mos më flisni. Jam kundër kësaj çështjeje.

Ambienti jetësor
Si duhet të ballafaqohet Maqedonia me ndotjen dhe a keni strategji për burimet e ripërtëritshme të energjisë? Nëse po, cila është ajo?

Ne, besoj se në këtë periudhë kemi dhënë dëshmi për çështjen e ndotjes se si duhet ta zgjidhim dhe jemi në prag të realizimit të kësaj çështjeje me vetë faktin se do ta gazifikojmë vendin. Është një proces i cili zgjat, por me siguri se me gazifikimin e vendit edhe çështjet e ndotjes do të zgjidhen.

Religjion
A jeni fetar?

Po.

Administratë
Cila është strategjia Juaj për administratën e stërmbushur? A do të angazhoheni që ta zvogëloni numrin e administratorëve? (Përgjigjuni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë!)

Besoj që nuk ka nevojë të zvogëlohet numri i administratorëve, por duhet të sistemohen administratorët dhe të kryejnë punë për të cilën janë të angazhuar.

PSP
A duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike?

Po.

“Shkupi 2014”
A duhet të rrënohen ose të dislokohen disa nga objektet e projektit kontrovers “Shkupi 2014”?

Besoj se çështja e “Shkupit 2014” është politizuar shumë, por mendoj se me shpërndarjen e disa përmendoreve nëpër qytete tjera do të ishte zgjidhje e mirë.

Qëndrimi personal
A do të hiqnit dorë nga shpenzimet për udhëtim, që të njëjtat të dedikohen për raste sociale?

Mendoj se kjo është çështje që zgjidhet përmes ligjit dhe ligji duhet të pësojë ndërrime.
A mendoni se dikush që është i dyshuar për vepra penale duhet të kandidohet në zgjedhje?
Jo, besoj se të gjithë ata që janë të dyshuar nuk duhet të kandidohen.

Politika e jashtme
Rusia apo SHBA-të?

SHBA-të gjithsesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button