Maqedoni, IRI: Numri i lartë i të papërcaktuarve mund të ul diferencën e koalicionit qeverisës

Përderisa sondazhet tregojnë fitore për partitë qeverisëse VMRO DPMNE-BDI, pesimizmi i gjerë dhe përqindja e konsiderueshme e votuesve të papërcaktuar që tregojnë anketat, mund të ul diferencën e koalicionit dhe në mënyrë potencial t’i prish raportet e tyre, thuhet në raportin parazgjedhor të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI).

Sipas IRI-t, dalja në këto zgjedhjet do të jetë më shumë se 60%.

“Zgjedhjet konsiderohen tregues për stabilizimin e krizës në shtet. Misioni i zyrës së OSBE-së ka paraqitur një numër të caktuar ankesash për ushtrim të trysnisë ndaj të punësuarve në sektorin publik që ata të votojnë për parti të caktuara politike, edhe pse atmosfera në periudhën parazgjedhore është e qetë. Përkundër anketave të cilat nxjerrin fitues koalicionin qeverisës, VMRO–DPMNE-në dhe BDI-në, ekziston pesimizëm i gjerë dhe një përqindje e konsiderueshme e votuesve të papërcaktuar të cilët mund të ndikojnë që këto parti të mos udhëheqin bindshëm dhe të prishen raportet midis tyre. Qeveria e ardhshme duhet të ndërmarrë masa për kthimin e besimit në sistemin politik, pasi që besimi në integritetin e demokracisë në Maqedoni në sytë e elektoratit është rrënuar si pasojë e krizës politike dyvjeçare. Pritet që zgjedhjet të stabilizojnë klimën politike në Maqedoni”,– thonë nga IRI.

Nga ky Institut përkujtojnë se zgjedhjet do të mbahen si rezultat i marrëveshje politike së arritur me ndërmjetësin nga BE dhe SHBA dhe se ato do të shihen si dëshmi se situata politike në vend po stabilizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button