Ushtria siriane pezullon luftimet në Aleppo

Ushtria e Sirisë ka pezulluar operacionet luftarake në Aleppo-n lindore, thotë Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov.

Ky veprim është për të mundësuar evakuimin e civilëve të bllokuar në zonën e betejës. Lavrov tha se rreth  8.000 njerëz do të evakuohen.

Forcat qeveritare kanë rimarrë 75% të Aleppos në javët e fundit, zonë që rebelët e kishin kontrolluar për katër vjet.

SHBA përshëndeti veprimin duke thënë se  ” diçka pozitive mund të ndodhë, por ne do të duhet të presim dhe të shohim”.

“Qasja jonë ndaj situatës ka qenë për të dëgjuar me kujdes për atë që rusët thonë, por shqyrtojnë veprimet e tyre,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button