PDSH ishte në Manastir dhe Prespë

Përfaqësuesit e PDSH-së, në njësinë zgjedhore nr.5 sonte kanë vijuar me hapjen e shtabeve zgjedhore në Manastir dhe Prespë, duke vazhduar kështu aktivitetet për zgjedhjet parlamentare por edhe ato presidenciale njëkohësisht.

Vasfi Doko, shef i shtabit zgjedhor në Ohër ka theksuar se aktivitetet e PDSH-së në këtë njësi zgjedhore do të vazhdojnë madje do të intensifikohen edhe më shumë.

Sonte do të qëndrojmë në Prespë dhe Manastir, në hapjen e shtabeve do të marrë pjesë edhe bartësi i listës, z.Zija Jonuzi si dhe përfaqësues të tjerë të PDSH-së. Me ritëm të njejtë do të vazhdojmë me hapjen e shtabeve zgjedhore në të gjitha zonat në njësinë nr.5. Mbështetja është e padiskutueshme, shumë shpejt do të intensifikojmë aktivitete tona për këto zgjedhje, tha për Drini.mk Vasfi Doko.

Përfaqësuesit e lartë të PDSH-së, së bashku me kryetarin Thaçi dhe kandidatin për president, Iljaz Halimi, dje qëndruan në Strugë, ku realizuan disa takime me banorë të fshatrave të Strugës si dhe mbajtën tubim qendror në Ladorishtë

Lajme të ngjashme

Back to top button