Mbi 300 policë në Angli dhe Uells akuzohen për abuzim seksual

Mbi 300 nëpunës policorë në Angli dhe Uells kanë kryer abuzime seksuale ndaj të dyshuarve dhe viktimave, bëhet e ditur në raportin e përgatitur nga Komisioni Inspektues i Policisë së Mbretërisë së Bashkuar për periudhën mars 2014-mars 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raport janë përfshirë akuza për keqpërdorim të detyrës dhe abuzim seksual ndaj 334 nëpunësve policorë. Gjithashtu, në raport theksohet se në periudhën në fjalë janë kryer 436 incidente të abuzimit seksual. Gjendja në fjalë është përkufizuar si “korrupsioni më serioz me të cilin ndonjëherë është përballur policia”.

Në raport po ashtu thuhet se në mesin e personave ndaj të cilëve është kryer abuzim nga nëpunësit policorë bëjnë pjesë viktima të dhunës, vartës të alkoolit dhe drogës, si dhe të dyshuar të arrestuar.

Inspektori i Komisionit Inspektues të Policisë së Mbretërisë së Bashkuar, Mike Cunningham, ka thënë në një deklaratë në lidhje me raportin se abuzimi seksual mund të jetë edhe më i përhapur se sa që është detektuar. “Çfarë mund të ketë më të keqe sesa që persona të angazhuar për sigurinë e shoqërisë të kryejnë abuzime seksuale? Nuk mund të mendoj ndonjë sjellje tjetër që mund ta lëkund besimin publik më shumë sesa kjo”, ka thënë Cunningham.

Ndërkaq, ministri britanik i Punëve të Brendshme, Amber Rudd, ka thënë se gjetjet në raport janë “tronditëse”. Ai ka theksuar se do të zhvillojë takime me autoritetet për zgjidhjen e problemit.

“Kjo gjë përbalt drejtësinë dhe besimin publik. Në polici nuk ka vend për persona të përfshirë në kësilloj abuzimesh”, është shprehur Rudd.

Ndërkohë, në deklaratën nga Këshilli i Drejtorisë Policore Kombëtare (NPCC), abuzimet seksuale janë cilësuar si “sëmundje”. “Abuzimet seksuale janë lloji më serioz i korrupsionit. Kurrë nuk mund të shfaqen si të drejta apo të shpërfillen”, theksohet në deklaratë.

Ndryshe, në Angli dhe Uells detyrën e ushtrojnë gjithsej 200 mijë nëpunës policorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button