Thatësira në Kaliforni për pesë vite ka shkatërruar 100 milionë pemë

Për shkak të thatësirës që është e pranishme tashmë mbi pesë vite në shtetin federal amerikan Kaliforni, janë zhdukur më shumë se 100 milionë pemë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas studimit të Agjencisë Amerikane për Pyjet (USFS) në Kaliforni vetëm gjatë këtij viti janë zhdukur 62 milionë pemë, ndërsa gjatë pesë viteve të fundit kjo shifër tejkaloi 100 milionë.

Portali informativ “LiveScience” bëri të ditur se numri i pemëve të shkatërruara për shkak të thatësirës në këtë shtet federal, vetëm këtë vit është rritur për 100 për qind.

Zyrtarët e USFS-së pohojnë se pemët thahen shumë më shpejtë se sa pretendojnë ekspertët, dhe se muajt në vazhdim pritet më shumë humbje.

Thatësia më serioze në Kaliforni është e pranishme në pjesët jugore dhe qendrore të rajonit Sierra Nevada. Ekspertët theksojnë se nën thatësirë është rajoni prej 7.7 milionë akra pyll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button