Lavrov: E mbështesim propozimin e SHBA-së nga 2 dhjetori për Alepon lindore

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov në fillim të takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Xhon Keri deklaroi se e mbështet nismën e Uashingtonit të 2 dhjetorit për Alepon lindore, njofton TASS.

“E konfirmoj mbështetjen e nismës amerikan të 2 dhjetorit”, tha Lavrov si përgjigje të pyetjes gazetareske nëse Moska e mbështet propozimin për armëpushim në Alepo.

Më 2 dhjetor në Romë, Keri propozoi që kryengritësit ta braktisin Alepon lindore.

Lavrov theksoi se nisma amerikane përputhet me qëndrimet ruse.

SHBA-ja më 5 dhjetor megjithatë e tërhoqi propozimin dhe dhanë nismë të re, e cila sipas Lavrovit do t’u japë mundësi kryengritësve që të rigrupohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button