BDI: As Halimi as Pendarovski nuk j?në president që kërkojmë ne

BDI-ja, nëpërmjet një konference për shtyp, mbronë sërish iden e kandidatit konsenzual, nga tendencat që shfaqen nga analist, publicist apo kandidat për kryetar shteti, për ta njollosur, apo përvetësuar idenë e BDI-së për, kandidat konsenzual. 

“Dëshirojmë tija bëjmë me dije opinionit publik se ideja e presidentit konsenzual nuk është ideja etnocentrike e Gjorgje Ivanovit, pa marr parasysh se ai kohë pas kohe deklaron se do të jetë kryetarë i gjithë qytetarëve të Maqedonisë por, as ideja e shtetit qytetarë , që e promovon Stevo Pendaroski,  kur ai kërkon votë njësoj nga gjithë qytetare pa marrë parasysh përkatësinë etnike dhe fetare të tyre”, tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Sipas Osmanit, Paraqitja e ndonjë qytetari shqiptarë në mitingjet e ndonjë partie dhe flet shqip, apo edhe nëse një kandidat për kryetar shteti shqiptarë (Iljaz Halimi) që deklaron se do ti mbroj interesat e gjithë qytetarëve të Maqedonisë nuk është koncepti i presidentit konsenzual, që prezanton BDI. 

“E përkujtojmë opinionin publik e ideja e BDI-s për kryetarë konsenzual, rrënjët i ka thellë në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, ku populli shqiptarë është popull shtetëformues i këtij shteti”, tha Bujar Osmani.
Koncepti i presidentit konsenzual i BDI-së, është definuar në programin parazgjedhorë.

 “BDI, mban qëndrimin se individi është i lirë në përcaktimin e tij për vlerat demokratike që ai i përqafon, por, në një shtet multietnik –njerëzit nuk mund të kuptohen jashtë komunitetit, ngase janë formësuar nga konteksti social dhe kulturorë të etnisë që i përkasin. Andej, baza e qeverisjes e institucioneve duhet legjitimiteti që marrin nga komuniteti”, tha Bujar Osmani.

BDI, mbetet konsekuent në kërkesën e saj se presidenti konsenzual duhet të jetë parasë gjithash marrëveshje e popullit shqiptarë dhe ati maqedonas, por edhe i komuniteteve tjera dhe është kundër përzierjes së këtij koncepti me koncepte tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button