Në Paris do të mbahet konferenca për paqe në Lindje të Mesme

Konferenca ndërkombëtare për paqe e cila synon rifillimin e procesit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës do të mbahet më 21 dhjetor në Paris, raporton Anadolu Agency (AA).

“Autoritetet e Francës kanë informuar lidershipin palestinez për qëllimin e tyre që të organizojnë një konferencë të paqes për Lindjen e Mesme e cila do të mbahet më 21 dhjetor”, deklaroi për AA zëdhënësi presidencial palestinez Nabil Abu Rudeineh. Sipas tij kjo paraqet një rast të shkëlqyeshëm për ti dhënë fund okupimit izraelit (të tokave palestineze) dhe të shpëtojë rajonin nga jostabiliteti, tensionet dhe terrorizmi.

“Qeveria aktuale e Izraelit vazhdon të shkatërrojë secilën mundësi për të mbajtur gjallë procesin e paqes i cili çon në destabilizim të tërë rajonit”, tha Abu Rudeineh.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të vendos “kushtet” me të cilat do ti jepet fund konfliktit duke qenë në përputhje me rezolutat e mëparshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Bisedimet e paqes mes negociatorëve të Izraelit dhe Palestinës dështuan në vitin 2014 nga shkaku i refuzimit të Izraelit të liroj një grup të burgosurish palestinezë pavarësisht zotimeve të mëhershme se do të bëjë një gjë të tillë.

Që atëherë, të gjitha përpjekjet për të rifilluar bisedimet kanë dështuar, kryesisht për shkak të insistimit të vazhdueshëm të Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve hebreje në tokën e pushtuar palestineze.

Negociatorët palestinezë thonë se ndërtimet e tilla duhet të ndalojnë para arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse të paqes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button