Malajzi: Kryeministri zotohet se nuk do të ndalen së kërkuari aeroplanin

Kryeministri i Malajzisë Najib Razak, tha sot se nuk do të ndalen së kërkuari aeroplanin e zhdukur të kompanisë ajrore Malaysia.

Në kërkimet për fluturimin MH370,  po merr pjesë edhe Australia e cila i ka quajtur si “kërkimet më të vështira në historinë e njerëzimit”.

Razak tha sot se nuk do të ndalojnë dersia të mësojnë për fatin e 239 persove sa ishin në aeroplanin e zhdukur më 8 mars.

“Ne duam që të gjejmë një përgjigje. Ne duam që ti qetësojmë familjet  dhe për këtgë nuk do të ndalemi derisa ta zbulojmë të vërtetën”, ka thënë Razak.(REL)

Lajme të ngjashme

Back to top button