Gruevski: Populli masovikisht do të dalë dhe do ta fitojë Zaevin

Po afrohet e diela, dita kur populli dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë do t’i japin fund çmendurisë që na e bëri LSDM-ja. Për dy vjet e gjysmë e mbajti shtetin peng. Po vjen fundi si shtet, si popull, si qytetarë e duruam dy vjet e gjysmë, do të durojmë edhe disa ditë. Populli masovikisht do të dalë dhe do t’i japë fund gjithë kësaj që është duke e bërë LSDM-ja dhe Zoran Zaev, tha lideri i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës së koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” në NJZ4, Nikolla Gruevski gjatë takimit të sotëm me banorët e fshatit Murtinë të Strumicës.

“E kemi shteti e lirë, të pavarur, sovran dhe demokratik në të cilin populli vendos dhe në ditët e sotme populli do ta zgjidh këtë problem më 11 dhjetor me daljen masovike dhe votimin kundër LSDM-së dhe politikave të Zaevit, në mbështetjen e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, theksoi Gruevski.

Sipas tij, nuk duhet lejuar që gjërat të shkojnë në drejtimin të cilin dikush e ka dakoruar për interesa personale. “Nuk guxojmë ta lejojmë këtë të shkatërrohet uniteti në Republikën e Maqedonisë”, porositi Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button