Aleanca për shqiptarët prezentoi platformën e saj në Tetovë

Aleanca për shqiptarët prezentoi mbrëmë platformën e saj në Tetovë. Në prezentimin e platformës së Aleancës për shqiptarët të pranishëm ishin liderët e Aleancës për shqiptarët, Vesel Memedi, Ziadin Sela, dhe Gëzim Ostreni, si dhe të gjithë kandidatët e mundshëm për deputet që vijnë nga ky rajon.

Në tubim liderët e Aleancës për shqiptarët dhe kandidatët për deputetë folën rreth platformës politike dhe ekonomike, si dhe situatës aktuale politike në vend.

Në fjalën e tij të rastit para njerëzve të vullnetit të mirë të Aleancës për shqiptarët në Tetovë, njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët Vesel Memedi theksoi se Tetovën politike e mban mend që nga viti 1990 kur me disa nxënës të shkollës së mesme ikën nga klasa për të marr pjesë në tubimin madhështorë në stadiumin e qytetit, me në krye liderin e parë të shqiptarëve Nevzat Halili me kalin e bardhë.

“Ajo ishte një eufori e jashtëzakonshme për liri dhe demokraci dhe ndryshim të statusit të shqiptarëve. Ne si të rinj, menduam se tani do të marrë fund koha e vuajtjeve dhe padrejtësive ndaj shqiptarëve, por sot jemi dëshmitarë se edhe pas 25 vite politikë, sërrisht kemi fjalorin e njejtë të politikanëve se do të ndryshojnë statusin e shqiptarëve, dhe fjalori i njejtë i arsyetimeve, se na duam të ndryshojmë statusin por na ka penguar Gligorovi, Cërvenkovski, Georgievski apo Gruevski. Këto janë arsyetime tragjikomike dhe fëmijërore. Sikur këta politikanë të kishin dashur me gjithë zemër dhe shpirt barazinë e shqiptarëve, njejt sikur i kanë dashur postet dhe paratë, atëherë barazia që moti do të kishte ardhur për shqiptarët e Maqedonisë”, theskoi Memei.

Ai tha se edhe në të kaluarën, pala maqedonase nuk dëshironte që shqiptarët të shkollohen në gjuhën shqipe, por prej një akademie pedagogjike tani kemi një numër të madh universitetesh në gjuhën shqipe.

“Ata mbanin grevë urie kundër gjuhës shqipe, ndërsa sot i dërgojnë fëmijët dhe miqt e tyre të mësojnë gjuhën shqipe. Këta njerëz kuptuan se një kombi prej 30% nuk mund t’i ndalohet shkollimi dhe përdorimi i gjuhës shqipe”, tha Memedi.

Politikanët shqiptarë, theksoi Memedi, po të ishin marrë seriozisht me ndryshimin e statusit të shqiptarëve me gjith këtë numër kaq të madh të studentëve dhe universiteteve shqiptare, atëherë shqiptarët do ta kishin ndryshuar tërrë Ballkanin, jo vetëm statusin e shqiptarëve.

“Prandaj, do t’ju ftoj që t’i bashkangjiteni Aleancës për shqiptarët që barazinë e plotë të shqiptarëve e kanë në shpirt dhe emër, dhe për këtë arsye u bënë bashkë tri subjekte politike. Mjaft kemi bërrë varrin ndaj njëri-tjetrit, por njëherë e përgjithmonë të merremi seriozisht me ndryshimin e statusit të shqiptarëve, dhe t’i themi mjaft mashtrimeve politike në emër të kombit dhe fesë”, theksoi nëmes tjerrash njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët, Vesel Memedi.

Kanditatët për deputetë gjithashtu folën për platformën politike dhe ekonomike dhe theksuan se janë rreshtuar pas familjes së Aleancës për shqiptarët sepse kjo Aleancë përbëhet prej tri subjekteve politike, diçka që nuk ka ndodhur për 25 vite pluralizëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button