Tre ditë deri në fund të fushatës zgjedhore

 Edhe tre ditë deri në fund të fushatës zgjedhore sot partitë dhe koalicionet të cilat marrin pjesë në zgjedhje, vazhdojnë me prezantimin e programit të tyre zgjedhor para qytetarëve.

Konferencë për shtyp e bartësit të listës së BDI-së në NJZ1, Artan Grubi.

Partia Demokratike Shqiptare do të ketë miting në Strugë.

Koalicioni Aleanca për shqiptarët, sipas agjendës së tyre zgjedhore, do të mbajë miting në Gostivar.

Koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja do të mbajë mitingje në Gjorçe Petrov dhe në Kumanovë, ndërsa koalicioni “Për jetë në Maqedoni” do të ketë mitingje në komunat e Shkupit Shuto Orizarë dhe Çair.

Karvani zgjedhor i Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi, i kryesuar nga Lidhja Demokratike, do ta vizitojë komunën e Karposhit, ku do të ketë takim me qytetarët, ndërsa pasdite do të mbajë miting në komunën e Kisela Vodës.

Para qytetarëve gjatë ditës do të prezantohet programi zgjedhor edhe nga ana e bartësve të listave të kandidatëve për deputetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button