Zaev: Rroga minimale 16 mijë denarë, mesatarja 30 mijë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sonte para të pranishmëve në tubimin e mbajtur në Kriva Pallankë, mes të tjerëve iu drejtua edhe punëtorëve të cilëve u porositi se më 11 dhjetor do të vendosin për ekzistencën e tyre, për rroga më të larta dhe i ftoi për një jetë më të mirë.

Në fjalimin para qytetarëve të Kriva Pallankës tha se Maqedonia do të jetë nëna e të gjithëve dhe të gjithë të bashkuar do ta kthejnë jetën në Maqedoni pas 11 dhjetorit.

“A e dini çka kërkojnë shqiptarët nga Zaevi, më shumë para në secilën familje, shëndetësi më të mirë, shkolla më të mira, më shumë vende të punës për të rinjtë”, tha Zaev.

Shtoi se prej tyre shqiptarët e kërkojnë atë që e kërkon secili qytetar, maqedonas, turk dhe të tjerë. Të gjithëve, e posaçërisht punëtorëve u porositi se më 11 dhjetor vendosin për ekzistencën e tyre dhe rroga më të mëdha dhe bëri thirrje që të zgjedhin jetë.

“Obligohemi se rrogën minimale në prill të vitit të ardhshëm do ta rrisim në 12 mijë denarë, ndërsa deri në fund të mandatit do të paraqesë 16 mijë denarë. Kur të rritet rroga minimale do të krijohet spiralja e ngritjes së rrogave të tjera. Shteti përmes buxhetit do t’u ndihmojë ndërmarrjeve vendore. Qëllimi ynë është rroga mesatare në Maqedoni prej 30 mijë denarëve”, tha zaev.

Maqedonia ka Kushtetutë të shkëlqyeshme evropiane liberale, rregullativë të shkëlqyeshme ligjore, rregullativë në raport me të drejtat e të gjithë qytetarëve të cilat duhet vetëm të zbatohen. Asgjë më tepër dhe asgjë më pak, porositi lideri i LSDM-së dhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë në NJZ4, Zoran Zaev në tubimin e sontëm në Kriva Pallankë.

Në tubim foli edhe bartësi i listës së kandidatëve në NJZ3 nga LSDM dhe Koalicioni, Ljupço Nikollovski, i cili tha se Plani për jetë bazohet në solidaritet dhe secili njeri është i rëndësishëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button