Nuk jemi të sigurt as për bukën që hamë

Nuk është hera e parë që dëgjojmë për miellin e drithërave të infektuarave që përdoret në furrat shqiptare.

Reagimet zyrtare për këtë çështje kanë mohuar çdo rrezik, por media të ndryshme këmbëngulin që Shqipëria furnizohet me drithëra të ndaluara për t’u përdorur nga njerëzit.

Në 360.al, është botuar një tjetër shkrim për këtë çështje, që nëse është e vërtetë do përbënte rrezik madhor.

Saktësisht 1 vit më parë, shkruan 360.al, pas ndalimit prej qeverisë kosovare të kalimit tranzit të miellit e grurit serb që destinohej për fabrikat e bukës e të blojes në Shqipëri, menjëherë u dha alarmi dhe u përhap paniku i bukës“kancerogjene”, që prodhohej me miell të skaduar, me miell me stampa false që nuk i dihej vendi i origjinës, me miell që prodhohej nga grurë e misër importi i nxjerrë jashtë përdorimit në vendet e origjinës, me miell tagji kafshësh që importohej nga Serbia nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Madje disa herë edhe me anije tregtare italiane, të pajtuara nga tregtarët serbë, duke kaluar ngarkesat, tranzit nga Italia. Edhe pse autoritet zyrtare të Kosovës, kishin deklaruar me prova laboratorike, se drithërat dhe mielli serb që futej në Kosovë e Shqipëri, ishte për groposje ose i përdorshëm vetëm për tagji kafshësh e ushqim shpendësh, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit që atëherë drejtohej nga Genc Ruli, dha garanci publike, se gruri dhe mielli serb ishin shumë të sigurt për konsum njerëzor. Kjo deklaratë e asaj kohe rezultoi false, mbasi analizat ishin nga pala kosovare në “Laboratorin suprem të ushqimit të BE” në Romë dhe gruri e mielli që vinte nga Serbia, rezultonte jo vetëm jashtë standardit bio-ushqimor për njeriun, por edhe i infektuar nga viruse të rrezikshëm intoksikues e vdekjeprurës për njeriun, si dhe me përbërës elementesh kancerogjenë.

1 vit pas alarmit, vazhdon avazi i miellrave e drithërave kancergjenë

Sot 1 vit pas atij alarmi të drejtë, të mohuar e fshehur me deklarata e copa letrash analizash false nga autoritet zyrtare ushqimore shqiptare të asaj kohe, në Shqipëri vazhdon krimi ushqimor me bukën dhe prodhimet e brumit. Vazhdon të importet miell i infektuar me elementë “vrasës” për shëndetin e njeriut nga Serbia, Maqedonia, Rusia, Greqia, Italia e deri nga Moldavia dhe Bullgaria e Rumania. Në doganat shqiptare në veri e në lindje, vazhdojnë të futen lirshëm, natyrisht me “letra analizash e sigurie” false, drithëra serbe të prodhuar 50-60-70 vite më parë, të “dozuar” me infeksione, përbërje dhe rrezatime kancerogjene, si dhe drithëra që duhen groposur si të rrezikshme edhe për mjedisin, ose që duhen përdorur vetëm si tagji për kafshët. Këto, pas një krimi të organizuar ushqimor në të gjithë linjën zyrtare të kontrollit e ligj-zbatimit, futen në Shqipëri, bluhen në fabrikat shqiptare dhe përdoren për bukë e prodhime brumi për konsum masiv njerëzor. Specialistë e ushqimit në fabrika mielli, në furra buke, në institucionet e kontrollit, deklarojnë të frikësuar “nën zë” (u ikën puna pse jo edhe koka) se gjithçka në lidhje me sigurinë e drithërave dhe miellit, kalon heshturazi, me firma e vula kontrollesh fizike e analizash laboratorike, që “vërtetojnë siguri e rregullsi” të lëndës së parë, shkruan 360.al.

Në këtë shkrim kërkohet publikisht kontrolli i specializuar e i saktë mbi miellrat dhe ‘dozat” e dyshimta me të cilët përgatitet buka “e sigurt”, siç thonë institucionet e kontrollit shtetëror. Dhe në këtë kontekst kërkon ngritjen e disa pyetjeve për “linjën” e përgatitjes së bukës që konsumojmë, për sigurinë e pranimit dhe përdorjes së lëndës së parë: drithërave!

Institucionet përkatëse duhet të garantojnë publikisht konsumatorët për sigurinë e miellit, në këto rrethana me anë të një procesi transparent kontrolli të organizuar nga profesionistë të paanshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button