Siri: Nuk ka armëpushim në Alepo pa largimin e kryengritësve

Siria e hedh poshtë ndërprerjen e zjarrit, të cilin do ta dakordojnë palët në Alepon lindore nën kontroll të kryengritësve, nëse të gjitha grupet terroriste nuk e braktisin këtë pjesë të qytetit, njoftoi sot Ministria siriane e Punëve të Jashtme.

Qeveria siriane i vlerëson për terroristë të gjitha grupet kryengritëse kundër të cilave lufton.

Rusia dhe Kina vendosën sot veto në rezolutën e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, me të cilën kërkohet armëpushim shtatëditore në qytetin sirian Alepo.

Rusia pohon se me këtë kryengritësve do t’u mundësohet të rigrupohen dhe se nevojitet kohë për bisedat mes Uashingtonit dhe Moskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button