Merkel propozon që të ndalohet mbulimi i fytyrës

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje që mbulesa e femrave myslimane, e njohur si burka të ndalohet në çdo vend ku ka hapësirë legale për tu bërë një ndalesë e tillë.

“Shamia e cila mbulon tërë fytyrën duhet të ndalohet, në çdo vend ku ka mundësi për këtë gjë”, ka thënë Merkel.

Ajo ka thënë se një gjë e tillë duhet të ndalohet në shtetin gjerman dhe se një krizë tjetër e refugjatëve nuk duhet të përsëritet më asnjëherë. Merkel këto fjalë i tha në konferencën e partisë së saj ku ajo po kandidon edhe për një mandat, pa pasur asnjë kundërshtarë.

Fjalët e saj u pritën me një eufori duartrokitjesh nga delegatët. Ministri i brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, doli në përkrahje të këtyre fjalëve të kancelares.

Sipas tij një ligj i tillë që ndalon mbulimin e tërësishëm të fytyrës do duhej të zbatohet në ‘’vendet ku një gjë e tillë është e nevojshme për bashkëjetesën në shoqëri”, duke përfshirë këtu institucionet qeveritare, shkollat dhe universitetet, gjykatat si dhe në paraqitje publike. Mbështetja evropiane për një ligj të tillë sa po vjen e po shtohet, kjo pasi Franca jetësoi një ligj të tillë në vitin 2011, e ndjekur nga Belgjika, Bulgaria dhe disa kantione të Zvicrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button