Qytetarët e Shkupit protestojnë kundër ndotjes së ajrit

Nen organizimin të disa organizatave të ndryshme qytetare, disa dhjetëra qytetarë të Shkupit u tubuan në Parkun e Qytetit për të shprehur revoltën e tyre kundër situatës alarmante me ndotjen e ajrit në disa qytete të vendit, si dhe siç thonë ata, kundër mosinteresimit të institucioneve ndaj kësaj situate të krijuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizatorët theksojnë se edhe përkundër asaj se kanë kërkuan ndërmarrjen e masave konkrete për të zgjidhur problemin nga autoritetet kompetente, tërësisht janë injoruar nga institucionet. Ata kërkojnë që të ndalet shfrytëzimi i gomave automobilistike si lëndë djegëse në prodhimtari, të vendosen filtra në kapacitet industrial, të fillohet me gazifikimin e Shkupit dhe të parandalohet prerja e pyjeve.

Sipas tyre, ndotja e ajrit në masë të madhe rritet, duke marrë parasysh objektet industriale, ngrohjen gjatë dimrit, si dhe rritjen e importit të automjeteve. Protestojnë kërkojnë të ndërmerren masa urgjente, si dhe plan afatgjatë për zgjidhjen e kësaj katastrofe shëndetësore, pasi që deri më tani të gjitha masat dhe strategjitë e ofruara nga autoritetet kompetente, kanë dështuar.

Ata theksojnë se sipas të dhënave nga Banka Botërore, në ditë katër qytetarë të Maqedonisë humbin jetën për shkak të ndotjes së ajrit, ndërsa në vit 1.350.

Ditëve të fundit, orëve të mëngjesit në qytetin e Shkupit, Manastirit, Tetovës, Velesit dhe Kumanovës, prania e grimcave të dëmshme kancerogjene PM10 në ajër është shënuar shumë më e lartë nga niveli i lejuar. Shoqëria civile konsideron se Shkupi aktualisht është qyteti më i ndotur në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button