Gjermani, dhjetëra mijëra persona do të mbesin pa punë

Shumë kompani gjermane që zhvillojnë veprimtari në arenën ndërkombëtare duke filluar nga viti i ardhshëm e deri në vitin 2020 planifikojnë largimin nga puna të dhjetëra mijëra punonjësve në kuadër të ristrukturimit dhe reduktimit të shpenzimeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjermania vazhdon të ngelet në normat historike të ulëta të papunësisë me 6 përqind muajin e kaluar, megjithatë, theksohet se papunësia në vend mund të rritet pasi kompanitë gjermane të pranuara ndërkombëtarisht të cilat kohëve të fundit zhvillojnë veprimtari në sektorin e aviacionit, teknologjisë, bankave, automobilistikës, energjisë, farmakologjisë dhe shëndetësisë, do të largojnë nga puna dhjetëra mijëra punonjës në kuadër të ristrukturimit dhe reduktimit të shpenzimeve.

Po ashtu thuhet se vitin e ardshëm në rritjen e normës së papunësisë mund të ndikojë edhe përfshirja e shumë migrantëve në tregun e fuqisë punëtore. Largimet në shkallë të madhe nga puna veçanërisht përfshijnë vitin 2017.

Sipas të dhënave në median gjermane dhe deklaratave të kompanive, 15 kompani të mëdha në vend planifikojnë largimin nga puna të afërsisht 53.300 punonjësve. Largimet në shkallë të madhe nga puna veçanërisht përfshijnë vitin 2017, ndërkohë që edhe Deutsche Bank planifikon ndërprerjen e marrëdhënieve të punës me katër mijë persona.

statistika

Vëmendje tërheqin veçanërisht shkarkimet e mëdha që do të bëjnë Deutsche Bank dhe Commerzbank, dy banka të rëndësishme në Gjermaninë e cila këtë vit ka regjistruar humbje të mëdha. Commerzbank planifikon shkarkimin e 9.600 personave.

Prodhuesi i automjeteve Volkswagen (VW), i cili nga ana tjetër është përfshirë në skandalin e përfolur në lidhje me automjetet dizel, zë vend në mesin e kompanive të cilët do të largojnë punonjës në shifra të larta. VW ka deklaruar se deri në vitin 2020 do të shkarkojë 23 mijë persona.

Po ashtu, Man Diesel-Turbo do të largojë nga puna një mijë punonjës, prodhuesi i auto-pjesëve Leoni 70 punonjës, kurse furnizuesi në industrinë automobilistike Schaeffler do të largojë 770 punonjës.

– Edhe kompanitë teknologjike dhe energjetike shkarkojnë punonjës

Një nga kompanitë e rëndësishme gjermane në fushën e teknologjisë, Siemens, planifikon largimin e 700 punonjësve deri në vitin 2020, ndërsa Bosch 760 syresh. Ndërkaq kompania e aviacionit Air Berlin mendon largimin e 200 personave për shkak të ndryshimeve strukturore.

Grupi i kompanive ndërkombëtare të gazit dhe inxhinierisë Linde AG parasheh reduktim prej katër mijë punonjësish deri në vitin 2018.

Ndërkaq, kompania hekurudhore Deutsche Bahn (DB) vitin e ardhshëm planifikon ndërprerjen e marrëdhënieve me tre mijë punëtorë në sektorin e ngarkesave, kurse kompania e rëndësishme energjetike në vend RWE do të largojë 600 persona deri në vitin 2020.

Kompania farmakologjike Boehringer, nga ana tjetër, parasheh shkarkimin e 900 punonjësve të saj.

Krahas kompanive gjermane, edhe kompania General Electric me qendër në SHBA planifikon shkarkimin e 700 personave nga kompania në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button