Mali i Zi, dënim me kusht për planifikim të sulmit terrorist

Mirko Velimiroviç pas nënshkrimit të marrëveshjes për pranimin e planifikimit të sulmit terrorist dhe vrasjen e ish-kryeministrit Milo Gjukanoviç në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi me Prokurorinë Speciale, u dënua me gjashtë muaj burg me kusht për një vit, për veprën penale të themelimit të organizatës kriminale, raporton Anadolu Agency ( AA).

Kryetari i Gjykatës së Lartë në Podgoricë Boris Saviç miratoi sot marrëveshjen të bërë nga Mirko Velimiroviç me Prokurorinë Speciale, ku pranoi se ishte anëtar i organizatës kriminale që kishte planifikuar të shkaktonte kaos në Mal të Zi në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 16 tetor.

Velimiroviç para hetuesve malazez zbuloi për përgatitjen e trazirave në mbrëmje e16 tetorit, dhe pastaj në detaje ka terguar planin e organizatës kriminale. Urdhëri i zgjeruar për hetim thekson se Velimiroviç ka kontribuar në zbulimin e organizatës kriminale, kurse misioni i tij ishte për të blerë, deponuar dhe ruajtur armët dhe municionin, si dhe të përcjellë mesazhet, të cilat i merrte nga Aleksandar Singjeliç, i cili është akuzuar si një nga organizatorët planifikimit të sulmit terrorist.

Aleksander Singjeliç ka marë statusin e bashkëpunëtorit të dëshmitarit në procesin që po mbahet kundër shtetasve rus Eduard Vladimirovich Shirkov dhe Vladimir Nikolayevich Popov, të cilët janë akuzuar për krijimin e organizatës kriminale që kishte planifikuar sulmin në Mal të Zi në natën e mbajtjes së zgjedhjet parlamentare më 16 tetor.

Singjeliç dhe ish-kreu i xhandarmërisë së Serbisë Bratislav Dikiç, Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi i konsideron si udhëheqës të grupit 20-anëtarëshe kriminale, e cila me 16 tetor në Podgoricë, në ditën e zgjedhjeve, kishte planifikuar të qëllonte në drejtim të qytetarëve të mblodhur përpara Kuvendit dhe arrestimin e ish-kryeministrit Milo Gjukanoviç.

Nga 20 të arrestuarit gjatë natës së zgjedhjeve në Podgoricë, pas seancës dëgjimore Prokuroria la në liri gjashtë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button