OKB kërkon 22.2 miliardë dollarë ndihma për 2017-tën

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka bërë të ditur se vitin e ardhshëm botës i duhen ndihma humanitare me vlerë 22.2 miliardë dollarë për 92.8 milionë njerëz në nevojë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në plan raportin për ndihmat humanitare në rang global për vitin 2017, OKB duke theksuar se vitin e ardhshëm do të ketë rreth 128.6 milionë njerëz në nevojë për ndihmë humanitare, thekson se synon të dërgojë ndihma humanitare në 33 vende të botës ku në krye të tyre vijnë, Siria, Iraku, Sudani Jugor, Jemeni dhe Nigeria.

Kjo është vlera më e lartë e kërkuar ndonjëherë nga OKB deri më sot. Ndërkohë që për vitin 2017 OKB ka kërkuar 22.2 miliardë dollarë ndihma humanitare, për vitin e shkuar OKB kërkoi 20.1 miliardë dollarë.

OKB synon që një të tretën e ndihmave të kërkuara ta shpenzojë për Sirinë. Nga 8.1 miliardë dollarë që OKB parashikon të shpenzojë 3.4 miliardë dollarë për 12.8 milionë sirianë që gjenden në vendin e tyre, si dhe 4.7 miliardë dollarë për 4.7 milionë sirianë të cilët gjenden në vendet fqinje.

Sipas raportit, OKB synon që gjatë vitit 2017 të shpenzojë 1.9 miliardë dollarë për 10.3 milionë jemenas të cilët janë në situatë të vështirë, 1.3 miliardë dollarë për 5.1 milionë njerëz në Sudanin Jugor, 1.21 miliardë dollarë për refugjatët sudanezë, 1 miliard dollarë në Nigeri, 952 milionë dollarë në për njerëzit në nevojë në Sudan dhe 930 milionë dollarë në Irak.

OKB thotë se gjatë këtij viti janë mbledhur 11.4 miliardë dollarë për ndihma humanitare, por thekson që ka pasur një nevojë për 10.7 miliardë dollarë të tjera të pa mbledhura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button