Anketë, këto janë fituesit e zgjedhjeve të dhjetorit sipas “Faktor Plus”

Për VMRO-DPMNE-në do të votojnë 27.6%, për LSDM-në 23.1%, për BDI-në 6.2% për BDI-në, për Koalicionin për Ndryshim dhe Drejtësi 6.1%, për PDSH-në, 4.4%, për Koalicionin VMRO për Maqedoninë 1.3%, dhe për Lëvizjen BESA 1%, kështu tregon anketa e fundit e realizuar nga agjencia “Faktor Plus”, njofton Portalb.

Nga agjencia theksojnë se anketa është kryer nëpërmjet telefonit, në periudhë prej 28 nëntorit deri më 2 dhjetor të këtij viti, ndërkaq gjithsej janë pyetur 1.200 të anketuar në të gjitha njësitë zgjedhore.

Hulumtimi tregon se 8.6% kanë thënë se nuk do të votojnë, 9.3% nuk e dinë se për kë do të votojnë, 7.4% kanë refuzuar të tregojnë se për kë do të votojnë dhe 5% kanë zgjedhur opsion tjetër.

Në pyetjen “A do të kishit votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare?”, 63% kanë thënë “po”, 13% “jo”, 14% “të pavendosur”, ndërkaq 10% “kanë refuzuar të përgjigjen”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button