MASH do të ndajë 15 bursa për mësim të gjuhës së vjetër turke

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për herë të parë dha bursa për studime universitare dhe pasuniversitare për studim të gjuhës së vjetër turke në universitetet në Turqi apo në vende të tjera ku kanë katedra për orientalistikë.

Ministri Spiro Ristovski tha se do të ndahen 15 bursa të plota dhe i ka ftuar të gjithë ata të interesuar që të aplikojnë në ministri.

Sipas Ristovskit Maqedonia ka nevojë për një kuadër të tillë për shkak të nevojës për një kuadër të kualifikuar mirë për shkak të numrit të madh të dokumenteve të vjetra, nënshkrimeve të rralla që janë në arkivin e shtetit, biblioteka por edhe në librat e pronës.

Lajme të ngjashme

Back to top button