Sondazh “Pavel Shatev”: Për BDI-në 4,8 për Besën 3,2 përqind

Mbështetje më të madhe të qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga partitë politike shqiptare ka BDI me 4,8, BESA me 3,2, PDSH me 2,3, Aleanca për shqiptarët me 1,5. Ndërsa nga blloku i partive maqedonase kryeson VMRO-DPMNE me 27,8 përqind, pas së cilës pason LSDM me 16,2 përqind, e Majta me 0,9 dhe Koalicioni VMRO për Maqedoninë me 0,5 përqind, tregon sondazhi i Institutit “Pavel Shatev”, i zbatuar në periudhën prej 30 nëntorit deri më 2 dhjetor.

Sipas rezultateve nga sondazhi telefonik, numri më i madh i të anketuarve, respektivisht 28,9 përqind janë prononcuar se nuk do të votojnë, ndërsa 13,9 përqind kanë thënë se nuk e dinë se për kë do të votojnë.

Në pyetjen cilit politikan i besojnë më shumë nga partitë shqiptare mbështetje më të madh ka Ali Ahmeti me 3,7 përqind, pas së cilit pason Menduh Thaçi me 1,9 përqind, Bilall Kasami i BESË-s me 1,8 përqind dhe Zijadin Sela nga Aleanca për shqiptarët me 1,5 përqind.

Për partië maqedonase pjesa më e madhe e të anketuarve ose 28,3 përqind janë prononcuar për Nikolla Gruevski, ndërsa 10,7 përqind për Zoran Zaevin. Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve 26,1 kanë thënë se nuk i besojnë asnjë politikani, ndërsa 23,2 përqind se nuk e dinë se kujt t’i besojnë.

Me anketën janë përfshirë 1.090 të anketuar, ndërsa hulumtimi është zbatuar në nivel shtetëror, respektivisht janë përfshirë të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore.

Përndryshe, “Pavel Shatev” njihet në opinion si Institut i afërt me partinë në pushtet VMRO-DPMNE-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button