Trump ankohet ndaj ekonomisë dhe politikës ushtarake të Kinës

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump është ankuar rreth ekonomisë kineze dhe politikave ushtarake në “Twitter”, transmeton lajmi.net.Mesazhi i shkruar në rrjetin social nga Trump më 4 dhjetor nuk tregon ndonjë qasje pajtuese drejt Pekinit pas një bisede telefonike që Trump e pati me presidenten e Tajvanit duke nxitur kështu ankesë nga Kina.Gjatë fushatës parazgjedhore, Trump është zotuar se ai do e konsideroi Kinën një manipuluese të monedhës.

Më 4 dhjetor, Trump ka cicëruar: “A na ka pyetur Kina nëse është në rregull që të zhvlerësojë monedhën ( duke e bërë të vështirë për kompanitë tona që të garojnë), të taksojë tejmase prodhimet tona që shkojnë në shtetin e tyre (SHBA-ja nuk iu vë taksa atyre) apo të ndërtojë komplekse masive ushtarake në mes të Detit të Kinës Jugore? Nuk ma merr mëndja!”.

Biseda e pazakontë telefonike me Presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-ëen, më 2 dhjetor ka nxitur protestë diplomatike nga Pekini një ditë më pas.

Biseda ka qenë e para e zhvilluar nga një lider amerikan prejse presidenti amerikan, Jimmy Carter zëvendësoi marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin me ato me Kinën, në vitin 1979. Nga ajo kohë Uashingtoni e njeh Tajvanin si pjesë të Kinës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button