Kosova, “e para” në Ballkan me ekonomi të paligjshme

Shumë biznese në Kosovë vazhdojnë t’u shmangen obligimeve tatimore, duke krijuar evazioni fiskal, krim të organizuar dhe dëmtim të buxhetit të Kosovës, njëherësh çrregullim të tregut të lirë kosovar, thonë ekspertë të fushës, shkruan REL.

Pikërisht për këtë çështje, gjatë javës, në rajone të ndryshme të Kosovës, autoritetet e rendit kanë kontrolluar 77 lokacione të ndryshme, ku kanë arrestuar 16 persona të dyshuar për veprat penale, organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm dhe për krim të organizuar.

Përveç këtyre, gjatë këtij viti Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, ka shkatërruar nëntë grupe kriminale të përfshira në krim të organizuar, kurse ka arrestuar rreth 70 persona të dyshuar dhe përfshirë në krim të organizuar, pa i futur këtu arrestimet për krime ekonomike.

Kështu thuhet në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike nga zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë theksuar përkushtimin e këtyre autoriteteve në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, në përgjithësi, dhe krimit të organizuar.

Luftë kundër këtij fenomeni vazhdimisht kanë kërkuar përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button