KSHZ hedh poshtë kërkesën për të diskutuar për njësinë numër 6

Nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi ka hedhur poshtë kërkesën e PDSH-së për t5 diskutuarr për padrejtësi ndaj Njësisë Zgjedhore numër 6.

Sipas Jakupit KSHZ për momentin është e fokusuar në zgjedhjet presidenciale të cilat mbahen ne një njësi zgjedhore. 

Jakupi tha se çështjen e ngritur nga PDSH-ja, Komisioni Shtetëror Zgjedhor do ta shqyrtojë kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

‘Ne si KSHZ nuk jemi duke bërë këtë llogari, për shkak se ne jemi të fokusuar në zgjedhjet presidenciale dhe ju e dini se për zgjedhjet presidenciale është një njësi zgjedhore. Në qoftë se  në të ardhmen kur do të ketë zgjedhje parlamentare, atëherë normal që do të jemi të fokusuar  dhe jemi kompetent që të hapim edhe çështjen e minus plus për qind, a është Kodi zgjedhor në harmoni me këtë, numri i votuesve dhe me siguri që ne do të informojmë  në ministrinë e drejtësisë me kohë, se ka apo jo shkelje të kësaj natyre’, tha Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

Një ditë më herët PDSH-ja reagoi ndaj shpërndarjes së votave nëpër njësitë zgjedhore duke kërkuar tejkalimin e kësaj padrejtësie që i bëhet njësisë zgjedhore numër 6 e cila ka mbi 30 mijë vota më shumë se sa në njësitë zgjedhore 3 dhe 4. 

Lajme të ngjashme

Back to top button