AGK reagon për “kërcënimin ndaj mediave” të Prokurorisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagon ndaj si e ka quajtur kërcënimit që prokuroria e shtetit iu ka bërë mediave, rreth raportimeve për procesin zgjedhor që zhvillohet në Drenas, njofton REL.

Paralajmërimi në formë kërcënimi nga ky institucion paraqet shqetësim serioz për mediat dhe gazetarët.

Kërcënimi se “do të merren masa konkrete në rastet e dezinformimit apo informimit të rrejshëm përmes portaleve dhe rrjeteve sociale” është presion mbi mediat dhe qytetarët që të shprehen lirshëm, e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, thuhet ne reagimin e AGK.

AGK e konsideron të papranueshme këtë qasje të Prokurorisë së Shtetit, ndërkohë që i bëjmë thirrje këtij institucioni që të angazhohet më shumë në rritjen e bashkëpunimit me mediat si dhe krijimin e transparencës së nevojshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button