Shtetasit e Maqedonisë në SHBA shfaqin interes për të votuar

Më 7 mars është afati i fundit i paraqitjes së votimit për zgjedhjet presidenciale, për shtetasit e Maqedonisë në diasporë.

Nga Konsullatat në SHBA bëjnë të ditur se interesi i shtetasve maqedonas është mjaft i madh.
Diaspora për herë të parë do të votojë për zgjedhjet presidenciale, edhe atë më 12 prill, një ditë para zgjedhjeve që do të zhvillohen në Maqedoni.

Konsullatat bëjnë  me dije qytetarët se për të votuar duhet të sjellin kopje të pasaportës së Maqedonisë, kopje të vizës apo kopje të leje qëndrimit me të cilën ata jetojnë në SHBA, si dhe të plotësojnë flet paraqitjen më se voni deri më 7 mars.

Lajme të ngjashme

Back to top button