Partia Liberale e prezanton programin zgjedhor në Prilep

Kryetari i Partisë Liberale Ivon Veliçkovski me kanadidatët për deputetë nga Prilepi sot pati takim me qytetarët e Prilepit para të cilëve e paraqiti programin zgjedhor.

Veliçkovski tha se tre çështjet kryesore që duhet të zgjidhen në shtet janë ekonomia, stabiliteti i shtetit dhe arsimi i të rinjve.

“Këto janë tre sfidat që mbeten para nesh edhe tani edhe pas zgjedhjeve, edhe shumë vjet”, tha Veliçkovski, duke shtuar se nevojitet konsolidimi i institucioneve.

Ai tha se një nga qëllimet e partisë së tyre është që prodhimi i Maqedonisë të bëhet konkurrues në tregjet jashtë vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button