Lavrov për situatën në Halep: Jemi të gatshëm për bisedime

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka deklaruar se me SHBA-në janë të gatshëm të dërgojnë një delegacion në Gjenevë për të diskutuar për situatën në qytetin Halep të Sirisë, por se këto takime duhet të jenë me fokus për një rezultat, raporton Anadolu Agency (AA).

Lavrov në një konferencë të përbashkët të mbajtur në Moskë pas takimit me homologun japonez, Fumio Kishida, ka folur për takimin e kryer në Romë me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry dhe situatën në Halep.

Ai ka vënë në dukje se SHBA-ja kohët e fundit nuk ka zbatuar marrëveshjen në çështjen për Halepin, dhe ka shtuar se Kerry në takimin e realizuar në Romë ka paraqitur një propozim të ri “në përputhje me qasjet që mbron Rusia”. Lavrov tha më tej se “Jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertë ushtarakë dhe diplomatë në Gjenevë për të diskutuar propozimin e SHBA-së dhe për tërheqjen e grupeve të armatosura në Halep, sigurimin e dërgimit të ndihmave humanitare si dhe për të diskutuar për veprimet e përbashkëta për vendosjen e jetës normale.”

“Duhet të përcaktohen koha e të gjithë hapave që do të hidhen për të pastruar Halepin lindor nga grupet e armatosura dhe për të tejkaluar krizën e pranishme atje”, është shprehur Lavrov, duke vënë në dukje se takimi nuk duhet të mbahet vetëm me qëllim kryerjen e takimit.

Ndër të tjera duke vënë në dukje se me homologun e tij japonez Kishida kanë diskutuar edhe për marrëveshjen e paqes mes Rusisë dhe Japonisë, si dhe për problemet e ishujve Kuril, Lavrov ka theksuar se të dy palët kanë dëshirën për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

Gjatë takimit theksohet se janë vlerësuar edhe përgatitjet në lidhje me vizitën e presidentit Vladimir Putin në Japoni.

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Fumio Kishida, ditën e djeshme realizoi një takim në qytetin St. Petersburg me presidentin Putin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button