Ja kush do t’i fitojë zgjedhjet e 11 dhjetorit, sipas anketës së “Rejting-ut” (FOTO)

Për VMRO-DPMN-në dhe për Koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” do të votonin 29.9% nga të pyeturit, ndërkaq për LSDM-në dhe Koalicionin “Për jetë në Maqedoni” do të votonin 28.5% nga qytetarët e pyetur, tregon anketa më e re e agjencisë “Rejting”, me porosi të TV “24 Vesti”, njofton Portalb

Për koalicionin VMRO për Maqedoninë do të votonin 3.3%.

Anketa tregoi se të papërcaktuar janë 8.5% e të anketuarve, ndërkaq në pyetjet se për kë do të votoni, kanë refuzuar të tregojnë 12.5% nga të anketuarit.

Te partitë politike shqiptare, 6.8% e të anketuarve do të votonin për BDI-në, për Lëvizjen BESA 3.2%, PDSH-në 2.8, ndërkaq për Aleancën për Shqiptarët 2.7%.

Anketa është bërë në periudhën prej 24 deri më 30 nëntor me 1200 të anketuar. /Portalb

anketa1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button