Shtajnamer: Gjermania do të sigurojë 50 milionë euro shtesë për ndihmë në Alepo

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank Valter Shtajnmaer kumtoi se Gjermania do të sigurojë 50 milionë euro shtesë për ndihmë në qytetin sirian Alepo.

Ai e dha këtë deklaratë pas vizitës në kampin gjerman në Liban, lajmëroi DPA, transmeton MIA.

Shuma shtesë do të dedikohet për sigurimin e ushqimit, strehimit dhe prodhimeve mjekësore për popullatën në Alepo, e cila jeton në kushte shumë të rënda për shkak të ushtrisë së atjeshme civile.

Gjermania është një prej dhuruesve bazë të ndihmës humanitare për Sirinë dhe tani më ka dhënë 2,5 miliardë euro për këtë vend nga viti 2012 e deri më tani.

Kampi i refugjatëve, i cili është vizituar nga ana e Shtajnmaer është në Zahla dhe atje jetojnë rreth 600 refugjatë sirianë.

Shtajnmaer gjendet për vizitë njëditore në Liban, gjatë së cilës u takua me presidentin libanez Mishel Aun, si dhe me ministrin libanez të Punëve të Jashtme, Xhebran Basil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button