Protestë kundër prefektit të Xhakartës, pretendohet se ka fyer Islamin

Qindra mijëra persona në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë, kanë marrë pjesë në protestën e zhvilluar pas namazit të xhumasë kundër prefektit të Xhakartës, Basuki Tjahaja Purnama i cili pretendohet se ka ofenduar Islamin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestën e organizuar nga Këshilli për Fetva i Indonezisë kanë marrë pjesë qindra mijëra persona të ardhur nga vende të ndryshme të vendit, kryesisht nga ishulli Java. Në radhët e namazit të xhumasë para protestës mësohet se kanë qenë të pranishëm edhe Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, zëvendësi i tij Jusuf Kalla dhe disa ministra.

Widodo, i cili ka preferuar të ecë nga rezidenca presidenciale drejt vendit ku është falur namazi i xhumasë, në një fjalim të shkurtër duke iu drejtuar të pranishmëve ai iu ka bërë thirrje indonezianëve për bashkim dhe unitet.

Gjatë protestës janë mbajtur pankarta dhe slogane kundër prefektit të Xhakartës. Ndërsa mediat ndërkombëtare kanë njoftuar se në protestë kanë marrë pjesë 200.000-500.000 persona. Drejtoria e policisë së Xhakartës kanë njoftuar se për protestën kanë qenë në detyrë 20 mijë forca të policisë dhe të ushtrisë, si dhe para faljes së xhumasë janë ndaluar 10 persona me pretendimin e “provokimeve”.

Një protestë e ngjashme e mbajtur me 4 nëntor në Xhakartë pati zgjatur deri në mesnatë, ku pasi protestuesit tentuan të hyjnë në ndërtesën e parlamentit policia ndërhyri me gaz lotsjellës. Si pasojë e përplasjeve mes policisë dhe protestuesve pati humbur jetën 1 person dhe ishin plagosur 7 të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button