Gruevski: Pensione më të larta për 10,25 për qind dhe projekte të tjera për pensionistët

Rritje të pensioneve për të paktën 10,25 për qind në katër vitet e ardhshme, vazhdim të projekteve për rekreacion klimatik falas në banjë, uikend falas dhe tren falas, paralajmëroi lideri i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës në njësinë e katërt zgjedhore të koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” Nikolla Gruevski në takimin e sotëm me pensionistët e Prilepit.

Përkujtoi se prioritet i VMRO-DPMNE-së menjëherë pas ardhjes në pushtet janë pensionistët dhe theksoi se pensioni mesatar në vitin 2006 ka arritur 4.330 denarë, ndërsa tani është 8.241 denarë, gjegjësisht ka rritje për 90.32 për qind, ndërsa te pensioni mesatar rritja është për 70,29 për qind, gjegjësisht prej 7.683 denarë është rritur në 12.085 denarë.

Do të vazhdojë, siç tha, edhe shërbimi për transport falas me tren për të gjithë burrat mbi 64 vjet dhe për të gjitha gratë mbi moshën 62 vjeçare çdo të dytën fundjavë në muaj edhe në katër vitet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button