Martin Shkreli reagon ndaj studentëve që ia “rrezikojnë” monopolin

Martin Shkreli themelues dhe drejtor ekzekutiv i “Turing Pharmaceuticals, ka reaguar në rrjetin social Twitter për zbulimin e ri të një grupi të studentëve australian, të cilët pretendojnë se kanë krijuar të njëjtin ilaç që Martin Shkreli e shet  në  ShBA.

“Askush nuk do të pengojë fëmijët. Edhe unë kam qenë një shkencëtar i ri, gjithashtu. Ajo është në imagjinatën tuaj”, ka shkruar Shkreli në Twitter, raporton Insajderi.

Ilaçi i krijuar nga studentët e mjekësisë ka kushtuar vetëm 2 dollarë për t’u prodhuar. Këtë ilaç ata pretendojnë ta shesin edhe në SHBA. Në këtë mënyrë ata do të bëhen konkurrentë të ashpër të kompanisë së Martin Shkrelit.

Shkreli pasi kishte blerë të drejtat për prodhimin dhe shitjen e “Daraprimit” me çmim prej 55 milionë dollarësh ishte bërë objekt diskutimesh e madje edhe urrejtjeje të pakthyeshme e përçmimi publik masiv brenda vetëm një nate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button