Erdogan dhe Merkel përmes bisedës telefonike e shqyrtuan përgjegjësinë e BE-së në krizën migruese

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe kancelarja gjermane Angela Merkel sot përmes telefonit biseduan për domosdoshmërinë që BE-ja t’i plotësojë premtimet e saj ndaj Ankarasë në lidhje me krizën e emigrantëve.

Gjatë bisedës, dy liderët e theksuan nevojën nga zgjidhja e drejtë dhe e përhershme për çështjen qipriote.

Erdogani kërkoi nga Merkeli të ndërmarrë masa më aktive për parandalimin e aktiviteteve dhe bllokimit të burimeve financiare të Partisë Punëtore Kurde (PKK) të ndaluar me ligj dhe gjithashtu edhe në lidhje me ithtarët e predikuesit Fetullah Gjylen i cili jeton në SHBA, ndërsa Turqia e akuzon për tentim për grusht shtet në muajin korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button