Krasniqi: BDI lejoi zullumin ndaj shqiptarëve, koha për forca të reja (VIDEO)

Bashkimi Demokratik për Integrim i ka mundësuar VMRO-DPMNE-së zullumin ndaj shqiptarëve në Maqedoni, ka akuzuar Milazim Krasniqi, një ndër publicistët dhe gazetarët më me ndikim në Kosovë. Ai thotë se kjo gjendje është bërë e papërballueshme andaj ai vlerëson se ka ardhur koha që shqitarët në Maqedoni të përfaqësohen nga forca të reja.

“Aq më tepër nga ana tjetër partneri i koalicionit të BDI-së, VMRO-DPMNE një parti nacionaliste me elemente fashiste e ka shfrytëzu këtë konjukturë, këtë lojë me BDI-në, për të rrit zullumin ndaj shqiptarëve, keni parasyshë Monstrën, keni parasyshë Kumanovën edhe masakrat që ndodhën atje, keni parasyshë proceset e përgjmeve dhe gjitha këto partia në pushtet i ka bërë si me thënë njërin sy qorr dhe njërin vesh shurdhër dhe ka ardh në një pikë që kjo më nuk mban. Prandaj ideja ime është se shqiptarëve në Maqedoni ju duhen forca të reja që do ti përfaqësojnë”, u shpreh mes tjerash Milazim Krasniqi.


Milazim Krasniqi 2 by bluesky-s

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button