Më së ftohti më Berovë me -16 gradë Celsius

Sot më ftohtë është në Berovë, ku janë matur -16 gradë Celsius. Temperatura  mëngjesit në Kriva Pallankë është ulur deri në -11, Lazaropole dhe Mavrovë -10, Krushevë dhe Manastir -9, -8 në Prilep, -7 në Topollçan, Pretor, Pozharan, Vinicë, Demir Kapi dhe Shtip, -6 në Strumicë, Dibër, Kumanovë, Gjurishte dhe Ohër, -5 në Shkup dhe -1 në Gjevgjeli dhe Dojran.

Reshje të reja të borës nuk ka, ndërsa shtresa e formuar e borës është prej një centimetër në Pozharan, tre në Shtip dhe Kriva Pallankë, katër në Lazaropole, gjashtë në Manastir dhe Krushevë, nëntë në Demir Kapi, 10 në Gjurishte, Topollçan, Berovë dhe 22 në Mavrovë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në tetë gradë Celsius.

Nesër në mëngjes moti do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Në pjesën veriperëndimore të vendit do të ketë kushte për shi lokal dhe afatshkurtër dhe borë në malet më të larta. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -8 deri në 0, ndërsa gjatë ditës temperatura më e lartë do të arrijë prej 6 deri në 13 gradë Celsius.

Ditëve në vijim pason periudhë e motit kryesisht stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, në më shumë vende do të ulen edhe nën -8 gradë. Temperaturat e ditës do të jenë në rritje të vogël. Në pjesët perëndimore në Maqedoni do të ketë kushte për reshje të vogla lokale të shiut, ndërsa borë vetëm, në malet më të larta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button