Gruevski paralajmëroi projekte për mbështetje të zhvillimit të mjediseve rurale

Projekte, me të cilat sigurohet rritje e subvencionimit në bujqësi, blegtori, për mbështetje të zhvillimit të mjediseve rurale të përmbajtura në programin “Realisht” ka prezantuar sot para banorëve të vendbanimit Bansko, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni “Për në Maqedoni më të mirë” dhe bartës i listës për deputet në Njësinë e 4-të zgjedhore Nikolla Gruevski, shkruan MIA.

Në kontekst të aksionit të sotëm “Dita e drurit”, në të cilën edhe ai mbolli pemë, tha se një nga projektet e reja të qeverisë së re pas zgjedhjeve do të jetë subvencionimi prej 70 përqindve për furnizim të stufave me dru, me çka siç tha, do të mundësohet zëvendësimi i të vjetrave me të reja dhe do të kontribuojë për zvogëlim të dukshëm të ndotjes së ajrit.

Ai nënvizoi se programi zgjedhor “Realisht” është me vëmendje i përgatitur dhe ofron projekte në sfera të ndryshme.

Lideri i VMRO-DPMNE-së sot kishte takime edhe me banorët e vendbanimit Kuklish në rrethinën e Strumicës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button