Daçiq sqaron pse e braktisi mbledhjen e Vishegradit, thotë e ofendoi Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka braktisur mbledhjen në Varshavë, pasi u ndie i fyer nga vlerësimet që i bëri ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, kur e quajti fajtore Serbinë për luftërat dhe gjenocidin që ndodhi në Jugosllavi.

Këtë e pohoi Daçiq në një konferencë me gazetarët, raportojnë mediet serbe. Sipas këtyre burimeve, Hoxhaj kishte deklaruar se serbët janë fajtorë për të gjitha luftërat në hapësirat e ish-Jugosllavisë si dhe për gjenocidin që ndodhi, transmeton Koha.net.

“Meqë Mogherini dhe mikpritësit e tjerë nuk reaguan ndaj Hoxhajt, unë thashë se “nëse mundeni pa Serbinë, vazhdoni” dhe braktisa mbledhjen. As që më shkon mendja të dëgjojë ligjërata nga ata që kanë bërë krime mbi serbët”, citohet Daçiq.

Daçiq ka thënë të ketë zhvilluar politikë të ashpër me Hoxhajn pas reagimit ndaj prezantimit të tij kur tha se Kosova nuk mund të përfaqësohet si shtetet e tjera. Ai tha se fjalët sipas të cilave Kosova po shkon në BE janë “fatamorganë për opinionin prishtinas” dhe se rruga europiane e Serbisë nuk është e njëjtë si rruga europiane e Kosovës.

“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit që e ka nënshkruar Kosova është MSA për territori dhe jo për shtetin. Këtë MSA nuk e ratifikojnë shtetet anëtare, por vetëm Parlamenti EWuropian, atje Kosova është e shënuar drejt me yll dhe fusnotë”, ka thën Daçiq, duke folur për pjesëmarrjen në mbledhjen ministrore të Grupit të Vishegradit dhe të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor.

I pyetur të komentojë deklaratën e nënkryetarit të Partisë Socialiste të Serbisë, Branko Ruzhiqit, i cili ka thënë se Serbia në BE do të shkojë pa Kosovën, Daçiq u përgjigj: “Mendojn se as ai, e as ndonjë tjetër nuk e din se si dhe me çfarë kushtesh do të bëhet Serbia anëtare e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button