“Most” filloi me aktivitetet për vëzhgim të procesit zgjedhor

Asociacioni qytetar MOST ka bërë të ditur sot se kanë filluar aktivitetet për vëzhgim të procesit zgjedhor. Momentalisht po realizohet vështrimi publik në Listën zgjedhore dhe në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për të drejtat e tyre dhe për obligimet qytetare që i posedojnë. 

Asociacioni qytetar MOST bën thirrje publike deri te të gjithë qytetarët që të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore. Kontrolli mund të bëhet në njësitë rajonale në Komisionin shtetëror zgjedhor ose në internet faqen http://izbirackispisok.gov.mk.

Në këtë mënyrë qytetarët mund të realizojnë të drejtën e tyre për votë, ti kontrollojnë të dhënat e tyre personale dhe në afatin e caktuar ligjor, deri në 7 mars, të kërkojnë ndryshim të të dhënave në Listën zgjedhore, në rast se ka nevojë për këtë gjë. 

Ndryshimi mund të bëhet edhe në njësitë rajonale në Komisionin shtetëror zgjedhor”, bërën të ditur në konferencën e sotme për gsazetarë përfaqësuesit e MOST. 

Duke i pasur parasysh ndryshimet e fundit në Kodin zgjedhor, sipas të cilës numri i votuesve në një vendvotim nuk mund të jetë më shumë se 1000 votues, sipas tyre krijohen 504 vendvotime që i shtohen vendvotimeve veçmë ekzistuese, me ç ‘rast numri total i vendvotimeve është 3.480.

“Duke e ditur që afati për publikim të përshkrimeve të vendvotimeve është 28 mars, domethënë pas mbarimit të vështrimit publik të Listës zgjedhore, apelojmë deri tek Komisioni shtetëror zgjedhor që të përfundojë ky proces sa më shpejtë, me qëllim që qytetarët në kohë të jenë të informuar se në cilin vendvotim mund ta realizojnë të drejtën e tyre për vote”, thonë në MOST. 

Sa i përket procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve për propozim të kandidatit për kryetar të RM, KSHZ për herë të parë u lejoi qytetarëve të mbledhin nënshkrime në të gjitha komunat, e jo vetëm në njësitë rajonale që janë në 34 komuna.

Lajme të ngjashme

Back to top button