Dita e dhjetë e fushatës zgjedhore, ja programi i partive për sot

Partitë politike sot,  në ditën e dhjetë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, do t’i prezantojnë  programet e tyre në takime me qytetarët dhe në tubime në mbarë Maqedoninë.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do ta prezantojë programin zgjedhor në Bogovinjë dhe Negotinë, komuna e Vrapçishtes.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të mbajë tubim në Tetovë.

Koalicioni “Rilindja me BESË” do të realizojë takim me banorët e Bërvenicës dhe Bogovinjës.

VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” do të mbajnë tubime në Vinicë dhe në Koçan.

LSDM dhe Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” do të mbajnë tubime në Pehçevë dhe në Berovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button