Civilët në Halep po ikin nga bombardimet e regjimit

Mijëra civilë të cilët po ikin nga sulmet e regjimit të Asadit kundrejt pjesës lindore të qytetit verior të Sirisë, Halep duke i braktisur shtëpitë po shpërngulen në lagjet të cilat gjenden nën kontrollin e opozitarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra persona të cilët gjenden në lagjen Mujesser në lindje të qytetit, janë drejtuar drejt lagjeve të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve të cilat i shohin si më të sigurta, për shkak të sulmeve ajrore dhe tokësore kundrejt rajonit në të cilin ndodhen.

Ndihmës kryetari i Këshillit të qytetit të pjesëve opozitare në Halep, Zekerije Emini, në deklaratën për gazetarin e AA-së, theksoi se avionët luftarak janë duke bombarduar intensivisht rajonet e kontrolluara nga ana e opozitarëve në pjesët lindore të qendrës së qytetit të Halepit.

“Avionët rusë dhe të regjimit e sulmojnë nga ajri lagjen Mujesser të qytetit, ndërsa shiitët e Iranit dhe Irakut së bashku me milicët e Hezbullahut të cilët luftojnë në radhët e regjimit sulmuan nga toka rajonet e opozitarëve”, tha Emini.

Ai më tej duke theksuar se vazhdojnë sulmet kundrejt lagjes, tha se “Mijëra persona duke e braktisur lagjen janë duke u drejtuar kah lagjet Shear, Tarik el-Bab, Sejf el-Devlet, Firdevs dhe Halepi i vjetër të cilët gjithashtu gjenden nën kontrollin e opozitarëve”.

Emini potencoi se sulmet e regjimit dhe aleatëve të saj mbi rajonet e kontrolluara nga opozitarët duhet të ndalohen sa më parë që të jetë e mundur. Sipas tij, në rajon është duke u përjetuar një krizë serioze humanitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button