Denoncim i pashtjelluar në mënyrë profesionale

[Recension: Lëvizja Besa keqpërdor gjendjen e rënd ekonomike për të bërë fushat]

Lajmi dallon nga denoncimi. Nëse qytetarët denoncojnë ndonjë gjë, atëherë informacionet që gazetari i grumbullon duhet t’i konfirmojë me dëshmi, fakte, e mbi vërtetësinë e tyre të thurrë lajmin. Siç mendojnë qytetarët, nuk mund të mendojë edhe gazetari.

Teksti që po recensojmë është transmetuar si lajm, por në fakt është një denoncim publik, të cilin e kanë bërë qytetarët, e ashtu troç e ka transmetuar gazetari duke u munduar ta emërtojë si lajm. Tekstit i mungojnë dëshmi relevante dhe citate.

Aktivistët e Lëvizjes Besa në Kumanovë po shpërndajnë rroba këpucë dhe gjëra tjera duke e keqpërdorur gjendjen e rënde ekonomike të qytetarëve si dhe duke publikuar foto të nevojtarëve me cka bëhet cenimi i privatësisë së qytetarëve.

levizja-besa-keqperdor-gjendjen-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Lëvizja Besa keqpërdor gjendjen e rënd ekonomike për të bërë fushat
Data dhe koha e publikimit: 21.11.2016
Data e recensionit: 24.11.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Reagimi i publikut dhe veprimi i gazetarit nuk mund të kontestohen, pasi që këtu kemi të bëjmë me një ngjarje potenciale që paraqet interes publik. Mirëpo, autori i tekstit nuk i ka dalë zot punës së tij. Është fakt se lajmi është bërë duke u bazuar vetëm në një fotografi, në të cilën në prapavijë qëndron një afishe e një partie politike, por për më tepër, nuk ka dëshmi dhe fakte relevante që përkrahin atë që pretendohet në tekst.

Tani më BDI nuk është e vetme në blerjen e votave,Lëvizja Besa që  sulmon dhe ironizon aktivitetet e BDI-së sic duket po fillon të ndjek rrugën e tyre.

Askund në tekst nuk thuhet nëse autori ka kërkuar qëndrimin e palëve të prekura apo të apostrofuara. Në këtë rast, është i nevojshëm qëndrimi i Lëvizjes Besa dhe i banorëve, të cilët janë kategorizuar si të keqpërdorur. Bazuar në elementet e përfshira në lajm, artikulli është i njëanshëm, tendencioz, i paverifikuar dhe i pakompletuar sipas parimeve profesionale.

Me siguri se jo pa dashje në tekst është thumbuar edhe një subjekt tjetër. Veprim ky jo profesional, si ai i mëparshmi, pasi që derisa nuk dëshmohen pohimet së paku në nivel minimal, kjo mund të jetë bazë për ballafaqim me ligjin, sepse, derisa nuk vërtetohet ajo që thuhet, kemi të bëjmë me shpifje potenciale.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button