Aksidenti ajror në Kolumbi, fjalët prekëse të futbollistit të mbijetuar nga tragjedia përlotin botën

Alan Ruschel, mbrojtësi i ekipit Chapecoense, ishte në mesin e personave që i mbijetuan tragjedisë së rrëzimit të avionit në Kolumbi. Ai për momentin është në gjendje të mirë, ndërsa fjalët e para të tija pas aksidentin kanë prekur të gjithë botën, transmeton Shenja.

“Kujdesuni për unazën time të martesës. Informoni familjen time se jam mirë dhe së shpejti do të jem në shtëpi”, ishin fjalët e para të Ruschel, shkruan “The Mirror”.

“Fatmirësisht avioni nuk ra në një zonë të banuar, pasi do të kishim një tragjedi edhe më të madhe”, – tha majori i Medelinit, Federico Gutierrez, i cili më herët konfirmoi edhe për viktimat e shkaktuara nga kjo tragjedi.

Mediat lokale raportojnë që si mungesë e shpërthimit kanë mbijetuar disa persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button